
Avokati i Popullit, priti në takim studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Mitrovicës ” Isa Boletini ”
03/05/2018
Avokati i Popullit, priti në takim studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Mitrovicës ” Isa Boletini ”.
Gjatë vizitës në Institucionin e Avokatit të Popullit, studentët u njoftuan lidhur me mandatin kushtetues dhe ligjor të Institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, historikun e themelimit të institucionit si dhe kornizën ligjore në fuqi dhe standardet ndërkombëtare që garantojnë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut .
Studentët gjithashtu patën mundësinë e parashtrimit të pyetjeve dhe bashkëbisedimit me Avokatin e Popullit.