Avokati i Popullit me rastin e 1 qershorit, Ditës së Fëmijëve organizoi aktivitete të ndryshme
PRISHTINË – 1 QERSHOR – Me rastin e shënimit të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) organizoi aktivitete të ndryshme për fëmijët në Prishtinë, Graçanicë, Prizren dhe Gjilan me qëllim të përfitimit njohurive themelore për të drejtat e njeriut. Gjatë këtyre aktivitetteve fëmijët nëpërmes të pikturave dhe vizatimeve u njoftuan për të drejtat e fëmijëve.
Në këtë ditë fëmijë të moshave të ndryshme në Prishtinë, u takuan me z. Hilmi Jasharin, Avokat i popullit dhe përfaqësues të IAP, ndërsa në Prizren me znj. Marija Raduloviq, Zëvendëse e AP.
Gjatë këtyre aktiviteteve fëmijët përmes vizatimeve dhe përgjigjeve në kuizin për të drejtat e njeriut, shprehën interesimin dhe pikëpamjet e tyre për të drejtat e fëmijëve. Ata u pajisën edhe me libra për fëmijë, fletore, lapsa dhe materiale të tjera për fëmijë.
Ndërsa prindër të fëmijëve u pajisën me raporte vjetore, me qëllim që të njoftohen më detaje për punën që IAP, e bënë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Zyra për marrëdhëine me publikun