Featured Image

Avokati i Popullit ligjëroi për studentët e Kolegjit ISPE dhe Universitetit të Heidelbergut

24/05/2018

Prishtinë, 24 maj 2018 – Avokati i Popullit- z.Hilmi Jashari, vizitoi sot Kolegjin ISPE, ku ishte i ftuar si ligjerues në programin e përbashkët semestral të Kolegjit ISPE dhe Universitetit të Heidelbergut të Gjermanisë.

Gjatë kësaj ligjerate, ai i njoftoi studentët e këtyre dy institucioneve arsimore, për mandatin kushtetues dhe ligjor të Institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; historikun e themelimit të institucionit si dhe kornizën ligjore në fuqi dhe standardet ndërkombëtare që garantojnë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Pas ligjeratës, Avokati i Popullit iu përgjigj pyetjeve të studentëve, si dhe dhuroi për bibliotekën e Kolegjit, kopjen e Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe Përmbledhjen e Raporteve me Rekomandime të vitit 2017.