Ftesë Mediave
Me rastin e shënimit të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, përfaqësues të IAP-së do të mbajnë takime me fëmijët e Prishtinës, Graçanicës, Prizrenit dhe Gjilanit. Gjatë këtyre aktiviteteve fëmijët përmes të pikturave dhe vizatimeve do të njoftohen me të drejtat e njeriut.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, më 1 qershor shënohet në shumë vende të botës, por është shpallur si e tillë në Konferencën botërore për mirëqenien e fëmijëve më 1925, në Gjenevë të Zvicrës. Në këtë ditë, zakonisht organizohen aktivitete të ndryshme për t’i promovuar të drejtat e fëmijëve.
Programi i aktiviteteve më 1 qeshor:
Në Prishtinë në sheshin “Skenderbeu” nga ora 11:00- 13:00,
Në Graçanicë para ndërtesës së komunës nga ora 10:00 -12:00,
Në Gjilan para zyrës regjionale të IAP-së nga ora 11:00 -13:00,
Në Prizren afër ndërtesës së komunës nga ora 12:00 -14:00 dhe
Zyra për Informim Publik të IAP