Deklaratë e Avokatit të Popullit me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në vitin 1948, në takimin e Kuvendit të Parë Botërorë të Shëndetit, si një ndër aktet e para zyrtare të saj, vendosi të festoj 7 prillin për çdo vit si Ditë Botërore e Shëndetit, me qëllim të tërheqjës së vëmendjes së mbarë botës për një temë me rëndësi të madhe siç është shëndeti global.
Sigurimin shëndetësor për të gjithë, qasja në shërbimet shëndetësore të nevojshme, cilësore, të mjaftueshme, efektive, dhe pa vështirësi financiare, njëherit çelës për shëndetin dhe mirëqenien e njerzve dhe kombeve është mesazhi global i këtij viti.
Dita botërore e shëndetit, këtë vit vendin e gjeti në vazhdën e përpjekjeve për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Përkundër garancisë kushtetuese për mbrojtje shëndetësore dhe bazës solide ligjore, e cila e garanton këtë të drejtë, vazhdon të mbetet sfidë obligimi pozitiv i shtetit për vënien në zbatim e kësaj të drejte. Vazhdimi i mos zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, është indikator i shkeljes së të drejtave të njeriut të kësaj fushe.
Avokati i Popullit fton autoritetet pëgjegjëse për hartimin e politikave dhe programeve efikase shëndetësore, të cilat do të jenë në harmoni me synimet e Agjendës 2030 të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm, qëllimi i të cilave është “Sigurimi i jetës së shëndetshme dhe nxitjes së mirëqenies për të gjithë njerëzit e çdo moshe”, si dhe mbulimi shëndetësor universal.
Në këtë ditë simbolike, Avokati i Popullit, si mekanizëm shtetëror i mandatuar për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, kërkon nga të gjitha palët e përfshira, zbatim të plotë të parimeve kushtetuese dhe të të gjitha dispozitave të tjera ligjore. Avokatit i Popullit, rikujton institucionet publike për obligimin e zbatimit të rekomandimeve të adresuara nga raporte të Avokati i Popullit, që trajtojnë në veçanti çështjet shëndetësore.
Avokati i Popullit thekson se e drejta për jetë të shëndetshme është e drejtë thelbësore dhe elementare e të drejtave të njeriut. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore, i kushteve sociale dhe mjedisit, do t’i shërbej kultivimit të një kulture, e cila do të parandaloj sëmundjet e ndryshme dhe do të luaj rol të rëndësishëm në cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë e qytetarëve të vendit.