Featured Image

Avokati i Popullit vizitoi fëmijët me autizëm

31/03/2018

Prishtinë, 30 mars 2018 – Para kremtimit të Ditës Botërore të Personave me Autizëm, Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari i shoqëruar me zëvendësen i tij zonja Marija Raduloviç dhe bashkëpunëtorët, vizitoi fëmijët me autizëm në Shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Pasi që u informua për statusin dhe kushtet e punës së fëmijëve me autizëm, Avokati i Popullit tha se bëhet fjalë për diskriminim të tërthortë dhe se institucionet përkatës duhet të plotësojnë kushtet e kërkuara me ligj, për të mundësuar që edhe fëmijët me autizëm mësimet në shkollë të vijojnë në përputhje me nevojat e tyre specifike.

Gjatë vizitës, drejtori i shkollës znj Hatmane Demiri, njoftoi Avokatin e Popullit për numrin e nxënësve me autizëm, numrin e përgjithshëm të fëmijëve me nevoja të veçanta, për kushtet në të cilën fëmijët mësojnë dhe aktivitetet i zhvillojnë, si dhe për punën e mësimdhënësve dhe ndihmësve të mësimdhënësve veçanta. Ajo gjithashtu paraqiti një sërë problemesh të hasura nga nxënësit, si dhe prindërit e tyre. Ajo theksoi se studentët nuk kanë transport në shkollë, gjë që është një detyrim ligjor. Ajo gjithashtu tha se buxheti është shumë i kufizuar dhe se shkolla nuk është në gjendje të marrë gjithçka që u nevojitet.

Avokati i Popullit pastaj vizitoi departamentin ku qëndrojnë fëmijët me autizëm. Në një bisedë me mësuesit e tyre, ata u informuan për shqetësimet e tyre rreth kushteve në të cilat qëndrojnë nxënësit.