Avokati i Popullit me bashkëpunëtorët mori pjesë në Marshin e Shoqatës Down Syndrome Kosova
Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore Sindromës Down, Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK), e mbështetur nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, në Prishtinë organizoj një marsh protestues nën moton “Kosovë më Mbështet, Fuqizo Të Drejtën Time”, në të cilën mori pjesë edhe z. Hilmi Jashari, Avokati i Popullit, me bashkëpunëtorët.
Në fjalën e rastit z. Jashari, duke iu përshëndetur pjesëmarrësit e marshit, përgëzoi organizatorët e këtij marshi, dhe premtoi përkrahje të plotë të IAP-së në përmirësimin e gjendjes dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me Sindromin Down, si dhe kërkoj që fëmijët me aftësi të kufizuara të trajtohen në mënyrë të barabartë në të gjitha proceset e jetës.
Për më shumë motoja e marshit “Kosovë më Mbështet, Fuqizo Të Drejtën Time” e kishte për qëllim adresimin e kërkesave për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.
Prishtinë, 21 mars 2018,
Zyra për Marrëdhënie me Publikun