Përfaqësues të Grupit Avokues të Programit (GAP) mbështetur nga Programi i Fondit Global për HIV/AIDS në Kosovë u takuan me Avokatin e Popullit
Menaxherja e Programit të Fondit GLobal për HIV në CDF, Dr. Edona Deva, Ekspertja ligjore në CDF, Znj. Edona Ahmetaj, Drejtori Ekzekutiv i OJQ CSGD, Arbër Nuhiu dhe Znj. Emel Ajdini përfaqësuese nga OJQ Integra , u takuan me Avokatin e Popullit z. Hilmi Jashari dhe znj. Majlinda Sinani Lulaj.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i Avokatit të Popullit rreth punës së programit të Fondit Global, GAP që përkrahet nga ky grant, si dhe çështje të stigmës dhe diskriminimit lidhur me parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për HIV në sistemin shëndetësor. Programi fokusohet në forcimin, zhvillimin e politikave dhe avokimin e përbashkët të palëve të interesit, të shoqërisë civile dhe strukturave përkatëse qeveritare.
Të dy palët diskutuan rreth ofrimit të përkrahjes dhe mundësive për veprime konkrete për mbështetje të drejtave të njeriut brenda mandatit të tyre dhe largimit të barrierave ligjore për të siguruar qasje të lehtë në shërbime të parandalimit dhe trajtimit.
* huazuar nga faqja në facebook e Community Development Fund – CDF