Featured Image

Avokati i Popullit nënshkroi Marrëveshje Mirëkuptimi me Radio Televizionin e Kosovës

22/01/2018

Me qëllim të bashkëpunimit ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Radio Televizionit të Kosovës, për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta nga fusha e të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Radio Televizionin e Kosovës.

Objektivat specifike të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi janë: Promovimi i të drejtave të njeriut dhe punës së IAP-së; Informimi i publikut lidhur me publikimet e IAP dhe aktivitetet e ndryshme; Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve lidhur me aktivitetet dhe projektet që mund t’i zhvillojnë palët përkitazi me promovimin e të drejtave të njeriut.