Featured Image

Avokati i Popullit mori pjesë në debatin publik, të organizuar nga YIHR KS

22/12/2017

Avokati i Popullit sot mori pjese ne debatin publik organizuar nga Iniciativa e të Rinjëve për të Drejta të Njeriut në Kosovë ( YIHR KS) , si pjesë e zbatimit te projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” me mbështetje të National Center for State Courts.

Debati ka pasur për qëllim diskutimin lidhur me sistemin e drejtësisë, sfidat e këtij sistemi dhe mënyrat e ndryshme për të vepruar si agjentë të ndryshimit, për të nxitur llogaridhënie, transparencë dhe integritet në sektorin e drejtësisë.

Po ashtu eshte lansuar për herë të parë video e realizuar me qëllim të promovimit të platformës “Njih të Drejtat tua” së bashku me përditësimet që platforma do të ketë.