Featured Image

Avokati i Popullit priti një grup studentësh nga Sarajeva

13/12/2017

Avokati i Popullit priti në një takim të veçantë një grup studentësh nga Sarajeva (BiH), të cilët janë në Kosovë për një vizitë studimore në kuadër të programit ‘VISAthing, implementuar në Kosovë nga YIHR (Youth Initiative Human Rights) në bashkëpunim me YIHR Bosnjë (BiH), pasi që javën e kaluar disa studentë nga Kosova kishin realizuar vizitën e tyre në Sarajevë. Ky program synon rritjen e mobilitetit dhe bashkëpunimit mes të rinjve të Kosovës dhe të BiH si dhe të avokojë për heqjen e regjimit të vizave ndërmjet dy shteteve.

Gjatë vizitës në Institucionin e Avokatit te Popullit, Avokati i njoftoi ata për së afërmi lidhur me punën në Institucionin – mandatin dhe rolin e Avokatit të Popullit.