
Avokati i Popullit realizoi takim me fëmijët e Grupit ROR
12/12/2017
Avokati i Popullit realizoi një takim me fëmijët e Grupit monitorues ROR (Respect our Rights – Respekto të Drejtat tona). Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, Zyra në Kosovë.
Qëllimi i takimit ishte njohja e fëmijëve me punën e Institucionit të Avokatit të Popullit – Ombudpersonit (IAP) dhe mundësia e bashkëpunimit në vitet në vijim.