Avokati i Popullit mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Këshilli i Evropës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit
Avokati i Popullit z.Hilmi Jashari, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Këshilli i Evropës në kuadër të projektit të përbashkët BE / Këshilli i Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK II), ku u mbajt një diskutim lidhur me Mbrojtjen e Informatorëve në Kosovë.
Kjo ngjarje u organizua me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi nevojën për të luftuar korrupsionin dhe promovimin e praktikës së sinjalizuesëve/informatorëve. Kjo veprimtari mblodhi përfaqësues nga qeveria, institucionet për zbatim të ligjit, shoqëria civile dhe mediat.
Në këtë ngjarje krahas Avokatit të Popullit morën pjesë Ministri i Drejtësisë, Shefi i Zyrës së BE-së / Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Drejtori i Agjencionit Kundër Korrupsionit, me ç’rast të gjithë theksuan rolin e sinjalizuesëve në luftën kundër korrupsionit dhe nevojën për rishikimin e Ligjit aktual mbi Sinjalizuesit.