Ftesë Mediave
Avokati i Popullit së bashku me Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës kanë ndërmarrë iniciativë të përbashkët për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor.
Kjo iniciativë njëkohësisht shënon, të parën herë, në të cilën Avokati i Popullit dhe Organizatat Joqeveritare në bashkëpunim nënshkruajnë një Deklaratë të Përbashkët, me të cilën u bëhet thirrje të gjithë akterëve të pushtetit shtetëror për angazhim të shtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim.
Iniciativa ka për qëllim dërgimin e një mesazhi të fuqishëm për angazhim të shtuar gjithpërfshirës dhe ndërinstitucional për promovimin dhe edukimin mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit efektiv për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë.
Me këtë rast do të nënshkruhet Deklarata e përbashkët e Avokatit të Popullit dhe Organizatave Joqeveritare si dhe do të organizohet një marsh me moton “Çohu për të drejtat e njeriut”.
Më datën 10 dhjetor 2017, me fillim nga ora 11:00, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, bëhet leximi i Deklaratës së përbashkët dhe organizohet marshi me moton “Çohu për të drejtat e njeriut”, nga Teatri Kombëtar deri tek sheshi ,, Zahir Pajaziti ’’.
Ju mirëpresim për përcjelljen e ngjarjes.
Agjenda
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut – 10 dhjetor 2017
10:30 – 11:00 Fotografia e përbashkët para Teatrit Kombëtar të Kosovës
11:00 – 11:10 Fjala hyrëse, znj. Igballe Rogova, përfaqësuese e shoqërisë civile
11:10 – 11:30 Leximi i Deklaratës së përbashkët para Teatrit Kombëtar të Kosovës –
z. Hilmi Jashari, Avokat i Popullit
11:30 – 12:00 Marshi “ Çohu për të drejtat e njeriut”
Nga Teatri Kombëtar deri tek Sheshi ,, Zahir Pajaziti ,,
12:00 – 12:15 Prononcimi për media i Avokatit të Popullit dhe përfaqësueses së shoqërisë civile znj. Luljeta Demolli