Avokati i Popullit mbajti tryezën me temën “Barazia gjinore dhe drejta në regjistrim të pronës së përbashkët në emër të dy bashkëshortëve”
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), mbajti tryezën me titull “ Barazia Gjinore dhe drejta në regjistrim të pronës së përbashkët në emër të dy bashkëshortëve”
Tri ligje bazike për të Drejtat e Njeriut, Ligji Për Avokatin e Popullit nr. 05/L-019, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi nr. 05/L-021 dhe Ligji për Barazi Gjinore nr. 05/L-020, të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të cilat janë në fuqi nga 13 korrik 2015, e përcaktojnë Avokatin e Popullit si mekanizëm për trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me diskriminimin dhe në mesin e tyre edhe për trajtimin e rasteve të barazisë gjinore.
Sa i përket zbatimit të Ligjit për Barazi Gjinore dhe Udhëzimit Administrativ Nr.04/2017 të tij, për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve, Avokati i Popullit e konsideroi të nevojshme mbajtjen e kësaj tryeze për të ofruar mundësi diskutimi të përbashkët përkitazi me këtë temë, në mes të Avokatit të Popullit, Institucioneve Publike të nivelit qendror dhe lokal dhe OJQ-ve të cilat drejtpërdrejtë mirren me çështjen e Barazisë Gjinore, me qëllim të arritjes së barazisë gjinore në aspektin e të drejtave pronësore. Ai theksoi se masat afirmative janë standarde që ligjvënësi i përdorë për raste të caktuara deri sa të arrijnë qëllimin, të cili në këtë rast nuk është zbatuar.
Pjesëmarrësit u dakorduan që për të funksionuar mekanizmat institucional për pronë të përbashkët dhe barazi gjinore duhet që të informohen qytetaret më shumë për të drejtat e tyre. Gjithashtu, ata theksuan se ligjet trajtojnë këtë tematik, por aktet nënligjore që nxjerrën pastaj, duhet të jenë më të zbatueshëm në praktik.
Në këtë tryezë, përfaqësuesit e IAP prezantuan të gjeturat nga hulumtimi në komunën e Prishtinës, Ferizajit dhe Graçanicës dhe theksuan se në këto tri komuna janë parashtruar 302 kërkesa 66 në komunën e Prishtinës, 201 në Komunën e Ferizajit dhe vetëm 35 në Komunën e Graçanicës.
Përkundër faktit se gratë ende vazhdojnë të jenë në grupin me të cenueshëm sa i përket drejtave të tyre, Avokati i Popullit theksoi se sa i përket zbatimit të ligjeve të cilët trajtojnë drejtat e grave në pronë të përbashkët, duhet të bëhet vetëdijesimi jo vetëm qytetarëve por edhe zyrtarëve nëpër institucionet në shoqërinë tonë. Avokati gjithashtu shprehu përkushtimin e tij për zgjidhjen e problemeve të barazisë gjinore brenda mandatit dhe kompetencave ligjore.