Avokati i Popullit publikoi 11 Raporte përkitazi me zvarritjen e procedurave gjyqësore në kontestet civile
Avokati i Popullit, më 1 dhjetor 2017, u ka përcjellë autoriteteve përgjegjëse 11 Raporte me Rekomandime, prej të cilave 9 janë për Gjykatën e Apelit, lidhur me zvarritjen e procedurave gjyqësore në kontestet civile.
Nga rastet që janë trajtuar në këto raporte, Avokati i Popullit ka gjetur se kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit të këtyre rasteve gjyqësore është përafësisht 10 vite, e që kjo mesatare ka gjasa të rritet ende më shumë, meqë të njëjtat vazhdojnë të jenë në shqyrtim nga gjykatat përkatëse.
Avokati i Popullit duke u bazuar në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), në lidhje me nenin 53 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sipas të cilit të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të GJEDNJ-së, sipas të cilës llogaritja e kohës për trajtim të një rasti gjyqësor fillon nga momenti i paraqitjes së padisë pranë gjykatës kompetente.
Së këndejmi, Avokati i Popullit, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi si dhe instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ka konstatuar se ka shkelje të së drejtës për proces të rregullt gjyqësor, duke pasur parasysh se “çdo njeri ka të drejtë për një proces të drejtë dhe të hapur brenda një afati të arsyeshëm”. Po ashtu, është konstatuar se ka shkelje të së drejtës për mbrojtjen gjyqësore të të drejtave, duke marrë parasysh se “çdo kush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me Kushtetutë ose më ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore, nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur”.
Prandaj, Avokati i Popullit ka rekomanduar gjykatat përkatëse që pa vonesa të mëtutjeshme t’i ndërmarrin të gjitha veprimet përkatëse ligjore për shqyrtimin dhe vendosjen e rasteve, për te cilat është konstatuar se ka zvarritje të procedurave gjyqësore.
Të 11 Raportet në fjalë, që trajtojnë zvarritjen e procedurave gjyqësore në konteste civile, ashtu siç u janë përcjellë autoriteteve përgjegjëse, në formatin e tyre të plotë u janë përcjellë mediave. Po ashtu Raportet janë publikuar edhe në web faqen zyrtare të IAP-së, në linqet përkatëse, si më poshtë:
Rasti Nr. 929/2016 Eljesa Krasniqi kundër Gjykatës së Apelit
http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_me_rekomandime_A_nr_929-2016_Eljesa_Krasniqi_660634.pdf
Rasti Nr. 690/2017 Agim Aliu kundër Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan
http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_me_rekomandime_A_690-2017_Agim_Aliu_25694.pdf
Rasti Nr. 553/2017 Afrim Dobruna kundër Gjykatës së Apelit
http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_me_rekomandime_A_553-2017_Afrim_Dobruna_155685.pdf
Rasti Nr. 306/2016 Leotrim Tafallari kundër Gjykatës së Apelit
http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_me_rekomandime_A_306-2016_Leotrim_Tafallari_359199.pdf
Rasti Nr. 238/2015 Hasibe Tortulla kundër Gjykatës Themelore në Prizren
http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_me_rekomandime_A_238-2015_Hasibe_Tortulla_852914.pdf
Rasti Nr. 236/2017 Esma Shijaku kundër Gjykatës së Apelit
http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_me_rekomandime_A_236-17_Esma_Shijaku_396965.pdf
Rasti Nr. 262/2014 Dragan Mihajlović kundër Gjykatës së Apelit
http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_me_Rekomandim262-2014_Dragan_Mihajlovic_417559.pdf
Rasti Nr. 503/2015 Albert Lekaj kundër Gjykatës Apelit
http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_me_rekomandim_-Albert_Lekaj_A_503-2015_261890.pdf
Rasti Nr. 500/2015 Muhamet Ukshini kundër Gjykatës së Apelit
http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_me_rekomandim_A_500-2015_Muhamet_Ukshini_103103.pdf
Rasti Nr. 477/2017 Xhafer Rushiti kundër Gjykatës së Apelit
http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_me_rekomandim_A_477-2017_Xhafer_Rushiti_187119.pdf
Rasti Nr. 161/2015 Ali Kurti kundër Gjykatës së Apelit
http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Raport_me_rekomadime_A_161-2015_Ali_Kurti_343439.pdf