Featured Image

Në Prishtinë u mbajt Samiti i 3-të i Romëve

22/11/2017

Më 20 dhe 21 nëntor 2017 në Prishtinë u mbajt Samiti i 3-të me rradhë i Romëve, organizuar nga Civil Rights Defenders. Ky aktivitet ishte me karakter ballkanik ndërsa në të morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, organizata të ndryshme joqeveritare por edhe veprimtar të komunitetit rom edhe nga shtetet e tjera të Evropës.

Tema e prezantimeve në këtë Samit u përqendrua në konceptin e Antigypsyism-it, në çështje që ndërlidhen me strehimin e romëve në Shqipëri dhe masat represive kundër tyre nga shteti, kurse në session ishte i rezervuar për Intervistimin, Monitorimin, Dokumentimin dhe Hetimin e rasteve përkitazi me pjesëtarët e komunitet rom, me ç’rast nga ana e IAP-së u prezantuan informatat e publikuara për romët, ashkalinjët dhe egjiptianët në raportin e fundit vjetor të IAP 2016, si dhe planet dhe aktivitetet e IAP për romët.

Pjesëmarrës në këtë Samit, Avokati I Popullit, Ambasadori zvicëran, drejtori i Qendrës Evropiane për të Drejta të Romëve ( ERRC) me seli në Hungari, drejtori i Civil Rights Defenders etj. theskuan faktin se romët vazhdojnë të jenë komuniteti më i margjinalizuar në Evropë, përfshirë Kosovën.

Me këtë rast u kërkua nevoja e aktivizmit më të madh të shoqërisë civile përkitazi me komunitetet e margjinalizuara, si dhe domosodoshmërinë e zbatimit praktik të prioriteteve si shëndetësia, arsimi, përkrahja financiare etj., me qëllim të përmirësimit të gjendjes së këtyre komuniteteve.