Avokati i Popullit priti Raportuesin Special të Kombeve të Bashkuara z. Nils Melzer
Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, priti sot, në një takim të veçantë, z. Nils Melzer, Raportues Special i Kombeve të Bashkuara përkitazi me torturën dhe format tjera të keqtrajtimit, trajtimit çnjerëzor, degradues dhe ndëshkimit.
Vizita e Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara z. Melzer, në pajtim me mandatin e tij, kishte për synim vlerësimin e gjendjes nga përspektiva e Avokatit të Popullit në qendrat korrektuese, qendrat e paraburgimit dhe qendrat e ndalimit, gjendjen në instituconeve të shëndetit mendor, gjendjen në qendrën e azilit dhe atë të mbajtjes për të huaj, pikave kufitare, si dhe në zonën e tranzitit në aeroport.
Avokati i Popullit, z. Jashari e njoftoi Raportuesin Special mbi punën e institucionit që ai drejton sa i përket çështjeve që trajton Meaknizmi Kundër Torturës, si strukturë brenda IAP-së, e të cilat janë në fokus të vizitës së z. Melzer. Po ashtu, Avokati i Popullit gjatë takimit nënvizoi të gjeturat e publikuara tashmë sa i përket qendrave të inspektuara, si dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat joqeveritare të këtij profili.