Ftesë Mediave
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën me temën “Zbatimi i rekomandimeve të Konventës Kornizë e KE për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare” në hotel “Sirius”, 6 nëntor 2017 (e hënë), nga ora 9:00 – 12:00
Tri ligje bazike për të Drejtat e Njeriut, Ligji Për Avokatin e Popullit nr. 05/L-019, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi nr. 05/L-021 dhe Ligji për Barazi Gjinore nr. 05/L-020, të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe të cilat janë në fuqi nga 13 korrik 2015, e përcaktojnë Avokatin e Popullit si mekanizëm për trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me diskriminimin.
Për sa i përket zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe mundësive për zgjidhjen e situatave me bazë diskriminimi për këto komunitete, Avokati i Popullit, e konsideron si më se të nevojshme mbajtjen e kësaj tryeze sepse do të ofrohej një mundësi e diskutimit të përbashkët në mes të Avokatit të Popullit, Institucioneve Publike të nivelit qendror dhe lokal, OJQ-ve të cilat drejtpërdrejtë merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
Avokati i Popullit pret që në fund të tryezës të dilet me rekomandime konkrete që pjesa e shoqërisë sonë e përbërë nga këto komunitete të trajtohen në të gjitha sferat e jetës pa diskriminim dhe në përputhje me ligj.