Njoftim për disa vizita të realizuara nga MKPT

22/10/2017

Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit, më 9 tetor 2017, ka vizituar Stacionin Policor në Lipjan, më 18 tetor 2017 ka vizituar Stacionin Policor në Podujevë dhe Qendrën e Mbajtjes për të Huaj në Vranidoll; më 19 tetor 2017 ka vizituar Stacionin Policor në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Gjatë vizitës në Stacionet Policore, Policia e Kosovës i ofroi MKPT-së bashkëpunim të plotë. Ekipi monitorues, që përbëhej nga juristi, mjeku dhe psikologu, pa vonesa, pati qasje në të gjitha hapësirat dhe iu siguruan të gjitha informatat e nevojshme për të kryer punën sipas mandatit që ka. Gjithashtu edhe në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj në Vranidoll, personeli i Qendrës i ofroi MKPT-së bashkëpunim të plotë.

Lidhur me gjetjet, MKPT do të përpiloj raporte me rekomandime, të cilat do t’ua dërgoj institucioneve përgjegjëse.