Avokati i Popullit me MKPT vizituan Bordin e Ombudsmanit të Austrisë
Avokati i Popullit me ekipin e Mekanizmit Kombëtarë për Parandalim të Torturës (MKPT), morën pjesë në një vizitë studimore në Bordin e Ombudsmanit të Austrisë, nga 4-6 tetor 2017.
Vizita kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave më të mira sa i përket funksionimit të Mekanizimit Kombëtar për Parandalimin e Torturës. Në ditën e parë vizita ishte e fokusuar tek struktura dhe zhvillimi i Mekanizmit të Ombudsmanit të Austrisë, metodologjia e punës, protokollet, raportimi i vizitave. Dita e dytë dhe e tretë ishte e fokusuar në funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë e Mekanizmit Kombëtarë për Parandalim të Torturës nga perspektiva e mjekut dhe psikologut.
Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës është i kënaqur që vazhdon bashkëpunimin me Bordin e Ombudsmanit Austriak (AOB) në baza dypalëshe.