Featured Image

Informatë për mbajtjen e punëtorive

20/09/2017

Në kuadër të projektit “Forcimi i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT)”, të cilin projekt e mbështet Këshilli i Evropës, u organizuan tri punëtori me qëllim të njoftimit të institucioneve për mandatin dhe detyrat që ka ky Mekanizëm.

Më 5 korrik 2017 u realizua punëtoria në Prizren, më 28 shtator 2017 në Pejë dhe më 25 tetor 2017 në Gjilan. Pjesëmarrës në këto punëtori ishin përfaqësues nga Qendra të Paraburgimit, nga Stacioni Policorë, Spitali i përgjithshëm, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, Qendra e Shëndetit Mendorë, shoqëria civile, zyrtarë nga EULEX dhe UNMIK.

Pjesëmarrësit njëkohësisht shprehën sfidat e tyre lidhur me trajtimin e personave të privuar lirie, si dhe diskutuan edhe çështjet specifike mbi kujdesin ndaj personave me probleme të shëndetit mendor në sistemin e burgjeve.