Featured Image

Tryezë me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

07/08/2017

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), në bashkëpunim me OSBE-në, kanë filluar mbajtjen e aktiviteteve vetëdijesuese me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, me qëllim të promovimit të mandatit të përgjithshëm të Avokatit të Popullit, mandateve të reja me pakon e ligjeve për të Drejtat e Njeriut, si dhe promovimin e Platformës “Know your Rights” dhe mundësinë e shfrytëzimit të saj nga të rinjtë.

Ky aktivitet është mbajtur sot në Prishtinë, ndërsa në vijim aktivitetet e tilla do të mbahen edhe në disa komuna të tjera në Republikën e Kosovës.