Avokati i Popullit nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me OJQ-në „Terre des hommes”
02/08/2017
Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, nënshkroi sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me OJQ-në „Terre des hommes”, lidhur me zbatimin e projektit “Rrjeti i Sigurt për Mbrojtjen e Fëmijëve – Faza III”.
Fokusi kryesor i këtij projektit është ndihma dhe mbështetja për autoritetet përkatëse në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijeve, zhvillimin e legjislacionit sekondar, zhvillimin e shërbimeve të reja të specializuara, si dhe zhvillimin dhe konsolidimin e mekanizmave për monitorim dhe llogaridhënie.