Featured Image

Avokati i Popullit mori pjesë në lansimin e projektit të KE-së për forcimin e MKPT-së

04/07/2017

Avokati i Popullit. Z. Hilmi Jashari, mori pjesë në punëtorinë lansuese të oranizuar nga Këshilli i Evropës, lidhur me projektin „Forcimi i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) “.

Projekti në fjalë synon të mbështesë MKPT-në nëpërmjet një pakete gjithpërfshirëse aktivitetesh për krijimin e kapaciteteve dhe rritjes së ndërgjegjësimit me njësinë e MKPT-së në Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP) dhe aktorët përkatës institucional dhe të shoqërisë civile, për të zbatuar standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas në fushën e mbrojtjes së të drejtave të personave të privuar nga liria dhe për të koontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për mandatin e MKPT-së tek aktorët përkatës.

Zbatimi i projektit parashikohet të përfundojë në prill të vitit 2019, ndërkaq aktorë dhe përfitues nga ky projekt, bashkë me IAP-në, do të jenë edhe Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, shoqëria civile dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë njësitë e OKB-së, OSBE-së, BE-së dhe ambasadat.