Featured Image

MKPT i Kosovës mori pjesë në punëtorinë e Rrjetit të MKPT-ve të Evropës Jug-Lindore

05/06/2017

Më 25 dhe 26 maj 2017, përfaqësues nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT), i cili funskionon në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë, morën pjesë në punëtorinë dy ditore të Rrjetit të MKPT-ve të Evropës Jug-Lindore me temë “Trajtimi i personave me aftësi të kufizuara mendore në ndalim”, që u mbajt në Beograd, meqë MKPT e Serbisë.gjatë këtij viti është udhëheqëse e këtij rrjeti.

Në këtë takim morën pjesë të gjithë Mekanizmat e Evropës Jug-Lindore si dhe ekspertët: z. Armen Avetisyan, nga Sekretariati i Nënkomitetit për Parandalimin e Torturës (SPT, ang); Znj. Margaret Osterfield, anëtare e SPT-së; Z. Jean-Sebasien Blanc, këshilltarë për monitorim nga Asociacioni për Parandalimin e Torturës (APT, ang.)

Ndër çështjet kryesore që u diskutuan në këtë punëtori nga MKPT-të prezente, ishte shqetësimi në lidhje me dy tendenca: rritjes së përdorimit dhe abuzimi me konceptin e “rrezikshmërisë”, duke e bërë të mundur që institucionet të shkelin të drejtat e njeriut; si dhe mundësisë për të privuar dikë nga liria, mbi baza psikiatrike.

Pjesmarrësit këmbyen praktikat e mira, si dhe sfidat që rrjedhin nga përvoja e tyre gjatë monitorimit të institucioneve të mbyllura. Gjithashtu u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet e MKPT-ve për shtetet e tyre.