Ftesë Mediave
Me qëllim të shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Avokati i Popullit organizon Tryezën e rrumbullakët me temë “Reflektim mbi rolin e medias në dinamikën e proceseve shoqërore”.
Bashkëbisedimi në këtë tryezë do të jetë moment i mirë për të inkurajuar gazetarët në punën e tyre, për të reflektuar mbi rolin e medias në proceset shoqërore, si dhe për të vlerësuar respektimin e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, si të drejta të garantuara kushtetuese, por edhe si thelbësore në konsolidimin e shoqërive demokratike, që kanë në themel respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Tryeza mbahet më 3 maj 2017 (e mërkurë), nga ora 11:00 -13:00, në Institucionin e Avokatit të Popullit (Salla e takimeve, Kati IV, rr.”Migjeni”, nr, 21, Prishtinë).
Ju mirëpresim ta përcillni ngjarjen!