ChildPact dhe KOMF lansoi studimin krahasues ndërmjet rezultateve të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës dhe Raportit të Progresit
ChildPact (Koalicioni Rajonal për Mbrojtjen e Fëmijëve) dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) publikuan një studim krahasues ndërmjet rezultateve të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës dhe Raportit të Progresit të Bashkimit Europian për Kosovën, duke e vënë theksin në një sërë veprimesh që Kosova duhet të ndërmarrë për të zhvilluar më tej kapacitetet e saj për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve.
Raporti i Progresit i BE-së dhe Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës kanë theksuar se zbatimi i kornizës ligjore të Kosovës për të drejtat e fëmijës duhet të jetë prioritet kyç i qeverisë.
Në panel morën pjesë Avokati i Popullit Hilmi Jashari, Zëvendës Shefi i Zyrës së UNICEF në Kosovë James Mugaju dhe Drejtoresha Ekzekutive e KOMF Donjeta Kelmendi.
Raporti i Progresit të BE-së për Kosovën dhe rezultatet e Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës, ofrojnë një mundësi të jashtëzakonshme për të krahasuar dhe për të thelluar rekomandimet në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të mjedisit të mbrojtjes të fëmijës në Kosovë. Të dy dokumentet theksojnë çështje të ngjashme, si dhe përfshijnë rekomandime.
Raporti propozon një krahasim të tërthortë i cili përcjell përmbledhjen e Raportit të Progresit të BE-së për çështjet e fëmijëve duke u ndërlidhur me ato indikatorë të Indeksit, ku Kosova ka shënuar rezultat negativ ( rezultati 0 – duke mos qenë aspak në përputhje me standardet e parashikuara).
Lexoni letrën e plotë, këtu:
http://www.komfkosova.org/wp-content/uploads/2017/04/KOMF-Komunikate-per-Media-Te-drejtat-e-femijeve-ne-Kosove-nuk-duhet-te-ekzistojne-vetem-ne-leter-Prill-2017.pdf
*Informata është huazuar nga web faqja e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF):
http://www.komfkosova.org/komf-organizoi-konferencen-per-media-te-drejtat-e-femijeve-ne-kosove-nuk-duhet-te-ekiztojne-vetem-ne-leter/