Avokati i Popullit mori pjesë në tryezën përkitazi me rekomandimet e shoqërisë civile në amandementimin e Ligjit për Noterinë në Kosovë, Ligjit për Procedurën Jokontestimore dhe Ligjit për Trashëgiminë
Avokati i Popullitz. Hilmi Jashari, mori pjesë në cilësinë e panelistit në Tryezën e diskutimit përkitazi me Rekomandimet e Shoqërisë Civile në amandementimin e pakos së ligjeve: Ligjin për Noterinë në Kosovë, Ligjin për procedurën jokontestimore dhe Ligjin për Trashëgiminë.
Tryeza, e organizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim ( ATRC), me mbështetjen e Programit për të Drejtat Pronësore (PRP), ishte në funksion të amandamentimit të tri ligjeve kryesore të iniciuara nga Ministria e Drejtësisë, si dhe me qëllim të përfshirjes së akterëve kryesor të shoqërisë civile, që brenda profilit të punës së tyre kanë të drejtat e barabarta në pronë dhe trashëgimi në Kosovë .
Në këtë Tryezë morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësues të institucioneve relevante, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Odën e Noterëve të Kosovës, Odën e Avokatëve të Kosovës, përfaqësues të Grupeve Punuese për këto projektligje, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.