Ftesë Mediave

17/04/2017

Përzemërsisht jeni të ftuar të jeni pjesë e ngjarjes për ri-aktualizimin e platformës “Njih të Drejtat Tua”, të organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë.

“Njih të Drejtat Tua” është platformë elektronike e cila ofron përshkrim miqësor të të drejtave, të cilat u takojnë të rinjve (të moshës 16-29 vjeç) sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë, si dhe u mundëson atyre adresimin e ankesave drejtpërdrejtë në Institucionin e Avokatit të Popullit, në rast të cenimit të të drejtave të tyre.

Ngjarja do të mbahet me 18 prill 2017 në Hotel Sirius, duke filluar në ora 14:00.