Avokati i Popullit mbajti ligjeratë në Universitetin “Kadri Zeka”
Hilmi Jashari, Avokati i Popullit të Kosovës ka qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ku është pritur nga Rektori Bajram Kosumi dhe udhëheqës tjerë të Universitetit. Në këtë takim Rektori Kosumi e ka njoftuar Avokatin e Popullit rreth punës dhe aktiviteteve të UKZ-së, ndërsa Avokati i Popullit e ka përgëzuar rektorin për zhvillimet e deritashme.
Më pas Avokati i Popullit ka vazhduar me ligjëratën e tij në kuadër të programit “Guest Speaker” të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me temën: “Roli dhe rëndësia e Avokatit të Popullit në Kosovë”.
Avokati Hilmi Jashari para stafit akademik e administrativ dhe studentëve në ligjëratë me temën: “Roli dhe rëndësia e Avokatit të popullit në Kosovë” ka folur për pajisjen e këtyre studentëve me njohuri rreth gjendjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe funksionimit të Institucionit të Avokatit të Popullit që nga themelimi e deri më sot, duke përfshirë punën me ankesa, bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare, praktikat më të mira, por gjithashtu edhe sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet.
Në kuadër të ligjëratës, në fund ishte paraparë edhe një sesion me pyetje dhe përgjigje, ku studentët patën rastin që të pyesin për çështje të ndryshme.
* Informata është huazuar nga ueb faqja zyrtare e Universitetit Publik “Kadri Zeka”
http://uni-gjilan.net/ngjarje/avokati-i-popullit-mbajti-ligjerate-ne-universitetin-kadri-zeka