Avokati i Popullit dhe UNHCR, Misioni në Kosovë, nënshkruan Marrëveshje për Bashkëpunim

06/04/2017

Në një takim të veçantë, Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, priti z. Narasimha Rao, shef i Misionit të UNHCR-së në Kosovë (Agjencisë së OKB-së për Refugjatët).

Gjatë këtij takimi, z. Jashari dhe z. Rao, nënshkruan një Marrëveshje për bashkëpunim, qëllimi i së cilës është ofrimi i një kornize brenda së cilës Institucioni i Avokatit të Popullit dhe UNHCR mund të zhvillojnë dhe të realizojnë aktivitete dhe projekte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, monitorimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të azilkërkuesve, refugjatëve, personave pa shtetësi, personave të zhvendosur dhe personave të kthyer vullnetarisht.