Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Republikës së Kosovës Raportin e Gjashtëmbëdhjetë Vjetor
Bazuar në nenin 135, paragrafi 1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 29, paragrafi 1 dhe 2, të Ligjit për Avokatin e Popullit, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), i ka dorëzuar sot Kuvendit të Republikës së Kosovës, Raportin e gjashtëmbëdhjetë vjetor, i cili paraqet gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2016.
Raportimi vjetor i IAP-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës shërben si mekanizëm për të zhvilluar politika më efikase për ushtrimin e kontrollit parlamentar, me qëllim të forcimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
Avokati i Popullit pret nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të shqyrtojë Raportin vjetor në seancë plenare, ashtu siҫ e parasheh neni 29, paragrafi 3, i Ligjit të Avokatit të Popullit.
Raporti vjetor 2016 në formën e tij të plotë gjendet në web faqen zyrtare të IAP-së.