
Avokati i Popullit mori pjesë në lansimin e projektit: “Rrjeti i Sigurt për Mbrojtjen e Fëmijëve – Faza III”
Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari mori pjesë sot në lansimin e projektit: “Rrjeti i Sigurt për Mbrojtjen e Fëmijëve – Faza III”, organizuar nga Terre de hommes, Delegacioni në Kosovë.
Me këtë rast, në fjalën e tij, Avokati i Popullit ka vlerësuar lartë fillimin e zbatimit të fazës së tretë të këtij projekti me besimin se kjo do të ndihmoj autoritetet shtetërore në krijimin e një sistemi efektiv për mbrojtje adekuate të fëmijëve, si dhe në zbatimin të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve. Mbrojtja e fëmijëve dhe përmirësimi i jetës së tyre mund të bëhet dhe duhet të bëhet me një angazhim maksimal jo vetëm të institucioneve shtetërore dhe akterëve të tjerë që punojnë në këtë drejtim, por edhe me angazhimin e tërë shoqërisë kosovare në përgjithësi, tha mes të tjerash Avokati i Popullit.
Fokusi kryesor i projektit I cili u lansua sot është ndihmë dhe mbështetje për autoritetet përkatëse në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijeve, zhvillimin e legjislacionit sekondar, zhvillimin e shërbimeve të reja të specializuara, si dhe zhvillimin dhe konsolidimin e mekanizmave për monitorim dhe llogaridhënie.