Featured Image

Takim i hapur publik me Organizatat e Shoqërisë Civile në lidhje me hartimin e Aksionit për asistencë dirkete përmes Programit e BE-së IPA II 2017

24/02/2017

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, organizoi takimin e hapur publik me Organizatat e Shoqërisë Civile në lidhje me hartimin e Aksionit për asistencë direkte për IAP-në, në kuadër të procesit të programimit vjetor të fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Takimi ofroj një platformë të diskutimit të përbashkët me përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile të cilat kryesisht punojnë në çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe promovimin e drejtave të njeriut, mendimet dhe komentet e të cilave e pasuruan edhe më shumë dokumentin e Aksionit për asistencë direkte për Institucionin e Avokatit të Popullit.