Featured Image

Prezantimi i vlerësimit të ndikimit të pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut në Institucionin e Avokatit të Popullit

16/02/2017

Në emër të Projektit të Këshillit të Evropës “Mbështetje në zbatimin e standardeve evropiane në fushën e të drejtave të njeriut dhe reforma e Institucionit të Avokatit të Popullit” është bërë prezantimi i Raportit mbi Vlerësimin e ndikimit të pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut në mandatin, strukturën dhe funksionimin e Institucionit të Avokatit të Popullit, nga z. Jorgen Steen Sorensen, Ekspert i Këshillit të Evropës.

Z. Jorgen Steen Sorensen është Ombudsman Parlamentar i Danimarkës, anëtar i Komisionit Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit -“Komisioni i Venecias” (Danimarkë).