Featured Image

Avokati i Popullit priti Komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejta të Njeriut

06/02/2017

Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, priti sot, në një takim të veçantë, Komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejta të Njeriut z. Nils Muizhnieksi, i cili ndodhet në Kosovë, në kontekst të përmbushjes së misionit që ka.

Fokusi i këtij takimi ishte i përqendruar në çështje që mbulon në fushëveprimtarinë që ka Institucioni i Avokatit të Popullit(IAP), me fokus në çështje që kanë të bëjnë me diskriminimin, funksionimin e sistemit të drejtësisë, drejtësinë tranzicionale dhe lirinë e mediave.

Avokati i Popullit i ofroi z. Muizhnieksi një pasqyrë të përgjithshme mbi çështje që u biseduan, duke sqaruar rolin dhe kompetencat brenda të cilave vepron institucioni që ai udhëheq, si dhe sfidat në këtë drejtim.