Avokati i Popullit ndau njërin nga çmimet e KOMF për shkrim gazetaresk në fushën e mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve në Kosovë për 2016
20/12/2016
Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari me ftesë të Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, ndau sot njërin nga çmimet e para vjetore gazetareske per shkrimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë për vitin 2016, aktivitet ky i realizuar ne bashkëpunim dhe financiarisht i mbështetur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë.
Çmimi për shkrimin më të mirë, të cilin Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari e ndau, sipas vlerësimit të Komisionit përkatës, i takoi gazetarit Alban Selimi nga gazeta Zëri, për serinë e shkrimeve të tij të shkruara rreth verbimit të fëmijëve, si pasojë e neglizhencës mjekësore në QKUK.