Ftesë Mediave
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), ka kënaqësinë t’Ju ftoj të mbuloni medialisht lansimin e Raportit “TË DREJTAT NË SHENDETIN SEKSUAL DHE RIPRODHUES NË KOSOVË: NJË REALITET PËRTEJ LIGJIT?”, më datë 8 dhjetor 2016, në sallën Ulpiana, në Swiss Diamond në Prishtinë.
Ky Raport, i pari i këtij lloji, është rezultat i një vlerësimi të përgjithshëm dhe të thelluar përkitazi me të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues, i cili vlerëson nëpërmjet thjerrës së garancive kushtetuese në vend, realitetin mbi të arriturat dhe ngecjet në këtë aspekt; vlerëson llogaridhënien e palëve përgjegjëse kundrejt obligimeve kushtetuese dhe ligjore sa i përket të drejtave në shëndet seksual dhe riprodhues; rekomandon për veprime, mbi bazën e të gjeturave për qëllimet e këtij Raporti dhe mbështet realizmin e të drejtave në shëndet seksual dhe riprodhues në Kosovë.
Raporti është realizuar me mbështetjen teknike dhe financiare të Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), si dhe me bashkëpunimin e autoriteteve publike gjegjëse, organizatave joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare të profilit të çështjeve që trajton Raporti, si dhe profesionistëve të fushës.
Ju mirëpresim!