Ftesë Mediave
Me qëllim të diskutimit të përbashkët lidhur me raportimin medial në Kosovë dhe çështje që shënjojnë debatin e vazhdueshëm lidhur me lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, kundrejt të drejtës së privatësisë, nxitjes së dhunës/urrejtjes, apo rrezikimit të sigurisë, Avokati i Popullit organizon Tryezë të rrumbullakët me temën “ TË DREJTAT E NJERIUT DHE RAPORTIMI MEDIAL”. Tryeza mbahet në Qendrën e Konferencave “ORION” , rr. Rexhep Luci, nr.2., Prishtinë, 28 tetor 2016 (e premte), nga ora 10:00 -13:00
Tryeza do të shërbejë për të nxjerrë konkluzione dhe rekomandime që do të shërbenin për të ruajtur balancën e domosdoshme të të drejtave dhe lirive të garantuara, brenda një hapësire shoqërore diverse, çfarë është Kosova.
Ju mirëpresim ta përcillni ngjarjen!