Featured Image

Institucioni i Avokatit të Popullit mbajti Tryezë të rrumbullakët në Leposaviq

10/10/2016

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) mbajti një tryezë të rrumbullakët në Leposaviq me temën “Roli i Institucionit të Avokatit të Popullit” në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut“.

Meqenëse tryeza e rrumbullakët në Leposaviq ishte e para e këtij lloji, me qëllim të njohjes së të pranishmëve me punën e Institucionit të Avokatit të Popullit, u mbajt në këtë komunë e shoqëruar me një kënaqësi të dukshme për arsye se u dhënë mundësia për t’u njohur me kompetencat e Avokatit të Popullit, sfidat dhe vështirësitë, me të cilat institucioni ballafaqohet në punën e vet të përditshme, si dhe mënyrat, në të cilat mund t’i paraqitet ankesa Avokatit të Popullit.

Të pranishmit në emër të institucionit i përshëndeti zëvendësi i Avokatit të Popullit z. Ibrahim Arslan dhe në pika të shkurtra shprehu kënaqësinë për interesimin e të pranishmëve për punën e institucionit tonë dhe gatishmërinë për bashkëpunim me të gjithë faktorët relevantë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Zëvendësi i Avokatit të Popullit z. Basri Berisha paraqiti historikun e Institucionit që nga themelimi deri në ditët e sotme, si dhe ndryshimet ligjore dhe organizative, të cilat ndodhën në ndërkohë në IAP.

Këshilltarja ligjore znj. Miljana Šćekić i prezentoi mënyrat dhe procedurat e paraqitjes dhe pranimit të ankesave të qytetarëve në Institucionin e Avokatit të Popullit

Në Tryezën e rrumbullakët ishin të pranishëm përfaqësuesit e OJQ-ve, strukturave komunale, kuvendit komunal dhe mediat. Të pranishmit gjatë tryezës së rrumbullakët paraqitën problemet që u shkaktojnë shqetësimet më të mëdha dhe shprehën interesim për mënyrat, në të cilat Avokati i Popullit mund t’u ndihmojë atyre për t’i tejkaluar ato.

Përfaqësuesit e mediave shprehën interesim për vendosjen e bashkëpunimit dhe realizimin eventual të pjesëmarrjes së Institucionit të Avokatit të Popullit në përmbajtjen e tyre programore në të ardhmen.

Tryeza e rrumbullakët është mbështetur nga misioni i OSBE në Kosovë.