Featured Image

Komuna e Gjakovës dhe Avokati i Popullit, dakordohen për më shumë bashkëpunim mes vete

13/06/2016

Kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila, e ka pritur sot në një takim Avokatin e Popullit Hilmi Jashari, me të cilin kanë bashkëbiseduar për një sërë temash me rëndësi për qytetarët e komunës së Gjakovës.

Gjatë bashkëbisedimit mes vete, kryetarja Mimoza Kusari – Lila dhe Avokati i Popullit Hilmi Jashari janë dakorduar për vazhdueshmërinë e bashkëpunimit në mes te dy institucioneve dhe zbatim të rekomandimeve që vijnë nga zyra e Avokatit të Popullit, pastaj bashkëpunim nën ndërmjetësimin e rasteve të ndryshme emergjente, ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të përgjithshëm të të dy institucioneve e të tjera.

Në këtë takim u propozua që të caktohet një person ndërlidhës në mes të dy institucioneve, i cili pos ngritjes së nivelit të bashkëpunimit, do të jetë edhe pikë kontakti për qytetarët që kanë nevojë për shërbimet e Avokatit të Popullit.

Te gjithë qytetarët e komunës se Gjakovës që vijnë ne komunën e Gjakovës për të kërkuar mbështetje juridike në rastet e tyre private, ftohen që të bashkëpunojnë dhe kërkojnë ndërmjetësim dhe ndihmë juridike nëpërmjet zyrës së Avokatit të Popullit.

 

*Foto dhe lajmi të huazuara nga profili në facebook i kryetares së Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari – Lila