Avokati i Popullit priti studentë të Universitetit Publik të Mitrovicës
25/05/2016
Me iniciativën e studentëve të Universitetit Publik të Mitrovicës, Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, ka pritur sot studentët e Universitetit Publik të Mitrovicës, në një takim të inicuar nga vetë studentët.
Karakteri i takimit ishte informues dhe u realizua në pajtim me Plan programin mësimor të Fakultetit Juridik, për studentët e vitit të parë, nga lënda “Bazat e sistemit gjyqësor”.