Featured Image

Auditori i Përgjithshëm priti në takim Avokatin e Popullit

19/04/2016

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në një takim pune Avokatin e Popullit, z. Hilmi  Jashari.

Duke qenë takimi i parë ndërmjet të dy institucioneve që kur z. Osmani ka marrë detyrën e Auditorit të Përgjithshëm, theks i veçantë i bisedës ishte nevoja e thellimit të bashkëpunimit dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione.

Avokati i Popullit, z. Jashari, duke i dëshiruar punë të mbarë, e siguroj Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, për gatishmërinë e tij në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja institucioneve.

Z. Osmani dhe z. Jashari u dakorduan që në të ardhmen t’i kushtohet rëndësi organizimit të përbashkët të tryezave për diskutim dhe aktiviteteve tjera ndërmjet institucioneve, me qëllim përmbushjen e mandatit dhe ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarin.

 

*Lajmi është huazuar nga ueb faqja e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm http://www.oag-rks.org/sq/Lajme/329