Njoftim për Media

04/03/2016

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ju njofton se më datë 7 mars 2016 (e hënë) , në Prishtinë, do të qëndroj për një vizitë zyrtare Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast, z. Hilmi Jashari, Avokat i Popullit në Republikën e Kosovës dhe z. Igli Totozani, Avokat i Popullit në Republikën e Shqipërisë, do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes dy institucioneve homologe me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në interes të qytetarëve në shtetet respektive, me qëllim të mbrojtjes efektive të të drejtave dhe lirive nga veprimet e paligjshme të autoriteteve publike. Me theks të veçantë, Marrëveshja i referohet shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave të mira lidhur me Mekanizmin Kombëtar për Parandalimin e Torturës, i cili tashmë është themeluar edhe në Kosovë, me vendim të veçantë, bazuar në Ligjin Nr. 05/ L- 019, për Avokatin e Popullit.

Programi i vizitës:

10:30 Arritja e delegacionit nga Shqipëria / Mirëseardhja

(Takimi mbahet në zyrën qendrore të IAP-së.  Mediat mund të marrin pamje)

11:00 Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit

(Nënshkrimi i Marrëveshjes në Zyrën Qendrore të IAP-së, me praninë e mediave. Gjithashtu është rezervuar kohë për përgjigje në pyetjet e gazetarëve të pranishëm)

13:00 Takim me z. Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

(Takimi mbahet në Kuvendin e Kosovës. Mund të merren pamje nga takimi)

14:00 Takim me znj. Lirije Kajtazi, kryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e         Njeriut, Barazi Gjinore , Persona të pagjetur dhe Peticione (Takimi mbahet në    Kuvendin e Kosovës. Mund të merren pamje nga takimi, e           po ashtu mund të ketë  edhe prononcim)

Ju lutem më kontaktoni në email adresën [email protected] nëse eventualisht, si medium, keni interesim për intervistë apo deklaratë nga z. Totozani, apo edhe për praninë e dy homologëve, të z. Hilmi Jashari dhe të z. Igli Totozani, bashkërisht, në ndonjë nga emisionet që ju i konsideroni të përshtatshme në mediumet tuaja.

Mbetet në vullnetin e Avokatit të Popullit të Shqipërisë që të përcaktohet se në cilat mediume dhe për cilat tema do të jetë në mundësi të flas.