Avokati i Popullit priti z. David Cullen nga Zyra e BE-së në Bruksel

25/01/2016

Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari me bashkëpunëtorët e tij, takoi sot z. David Cullen, Udhëheqës i Njësisë për Kosovë  dhe Maqedoni në Departamentin për Fqinjësi dhe Negocim të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Zyra në Bruksel, i shoqëruar nga znj. Farina Ahauser, si dhe nga Thomas Gnocchi dhe Visar Bivolaku, nga zyra e BE-së në Kosovë.

Në takim u bisedua mbi sfidat me të cilat ballafaqohet Avokati i Popullit gjatë përmbushjes së kompetencave dhe mandatit që ka, përfshirë këtu kushtet e punës dhe pavarësinë institucionale. Theks i veçantë u vu në nivelin e zbatimit të rekomandimeve  të IAP-së nga ana e autoriteteve publike, e së këndejmi respektimit të të drejtave të njeriut dhe respektimit të vetë Institucionit të Avokatit të Popullit, si institucion nacional i të drejtave të njeriut. Gjithashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin e IAP-së me institucionet e ombudsmanëve të vendeve fqinje dhe më gjerë në rrjetet dhe mekanizmat regjional dhe ndërkombëtar të institucioneve që mbulojnë fushë veprimtarinë e të drejtave të njeriut.

Gjatë takimit, po ashtu u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që Komisioni Evropian ka treguar për IAP-në dhe avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.