Njoftim
20/01/2016
Përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit, bazuar në kërkesën publike për të hetuar pretendimet për trajtim jo adekuat mjekësor, e kanë vizituar sot z. Sami Lushtaku, në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, ku ndodhet në vuajtje të dënimit. Po ashtu, gjatë vizitës janë pranuar dosja mjekësore dhe vendimet gjyqësore lidhur me rastin, të cilat janë kontestuar në pretendimet ankimore.
Mbi bazën e kompetencës ligjore të Avokatit të Popullit, pretendimet e lartëpërmendura do të hetohen në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me praktikat gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.