Ftesë Mediave

01/12/2015

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë/Innovations Lab Kosovo, organizojnë  dorëzimin e Platformës “Njih të drejtat tua”, nga UNICEF tek IAP.

Organizimi do të mbahet më 2 dhjetor 2015, në Union Caffe ( ish hoteli Union), duke filluar në ora 14:00 dhe do të ketë agjendën, si më poshtë:

14:00           Fjala përshendetëse

14:10           Sqarime rreth web platformes “Njih të drejtat tua”

14:30            Fjala e përfaqesusesit të UNICEF Innovations Lab

14:45            Fjala e përfaqësusesit të Institucionit të Avokatit të Popullit

15:00            Sqarime rreth aplikacionit mobil  “Njih te drejtat tuaja ”

15:15            Komunikatë per shtyp

“Njih të drejtat tua” është një platformë e zhvilluar nga Innovations Lab Kosovo i UNICEF-it në bashkëpunim me IAP, që u ndihmon personave të rinjë të pajisen me njohuri dhe të kuptojnë të drejtat e tyre sipas legjislacionit të aplikueshëm, përmes navigimit të lehtë, përshkrimit më të thjeshtë të të drejtave të personave të rinjë (të moshës 16-29 vjeç). Udhërrëfyesi i të Drejtave i Platformës mbulon të drejtat kyçe në fushat e prioritizuara nga të rinjtë, përfshirë: edukimin, shëndetësinë, komunitetet minoritare, punësimin, familjen, drejtësinë, angazhimin në komunitet, përfitimin social dhe fuqizimin e rinisë. Përshkrimet e secilës të drejtë përcillen me emërtimin e institucioneve që janë përgjegjëse për zbatimin e të drejtave, e po ashtu edhe të atyre ku të rinjtë mund të adresojnë ankesat, nëse të drejtat e tyre janë cenuar.