Ftesë Mediave
Institucioni i Avokatit të Popullit me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), organizon punëtorinë me temën “Zbatimi i Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi-Procedurat dhe Autoritetet përgjegjëse- Avokati i Popullit, Gjyqësori dhe akterët e tjerë- Sfidat dhe Mundësitë”.
Avokati i Popullit me Ligjin i ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është përcaktuar si mekanizëm për trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me diskriminimin dhe gjithashtu sistemi gjyqësor ka autorizime të gjëra lidhur me zbatimin e këtij ligji.
Kjo punëtori do të ofrojë mundësinë e diskutimit të përbashkët në mes të Avokatit të Popullit, gjyqësorit dhe akterëve të tjerë, lidhur me zbatimin dhe sfidat në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe procedurat dhe sanksionet gjatë shtjellimit të rasteve me bazë diskriminimi.
Punëtoria do të mbahet me datën 2 nëntor 2015 (e hënë), duke filluar në orën 09:30 në Hotel “Emerald” në Prishtinë.
Mediat ftohen ta përcjellin ngjarjen!