Avokati i Popullit në Konferencën 7-të ndërkombëtare të Ombudsmanëve për Forcat e Armatosura
26/10/2015
Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari po merr pjesë në Konferencën 7-të Ndërkombëtare të Institucioneve të Ombudsmanëve për Forcat e Armatosura [7th International Conference of Ombuds Institutions for the Armed Forces (7ICOAF)], që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke, nga data 25 deri më 27 tetor 2015.
Në këtë Konferencë, ku po marrin pjesë 37 shtete në nivel global, në mesin e tyre edhe Republika e Kosovës, po diskutohet mbi “Rolin e Institucioneve të Ombudsmanëve për Forcat e Armatosura në shoqëritë demokratike”. Bashkorganizator të kësaj Konference janë Qendra e Gjenevës për Kontroll Demkratik të Forcave të Armatosura [Democratic Control of Armed Forces (DCAF)] dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës Çeke.